“Matrix 4” rinis xhirimet në Berlin/ Keanu Reeves merr të dashurës 55 vjeçare me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keanu Reeves udhëtoi bashkë me të dashurën e tij 55 vjeçare Alexandra Grant drejt Berlinit, atje ku pritet të rinisin këtë javë xhirimet për “Matrix 4”.

Alexandra me profesion artiste por e njohur si filantropiste, dukej mjaft e lumtur që shoqëronte Keanu, aktorin 46 vjeçar, teksa janë fotografuar të qeshur krah njeri-tjetrit dhe bashkë me aktorë të tjerë, pjesë e kastit.

“Matrix 4” do të shfaqet në kinema në vitin 2021 dhe prodhimi i tij nisi në janar të këtij viti, por xhirimet ndaluan në muajin mars për shkak të pandemisë, megjithatë kasti i aktorëve dhe pjesa tjetër e stafit janë ribashkuar këtë fundjavë në kryeqytetin gjerman.

“Jam shumë i lumtur që i rikthehem këtij personazhi dhe jam gjithashtu mirënjohës që punoj përsëri me miq brilant” u shpreh aktori.

Aleksandar Hemon dhe David Mitchell janë bashkëautorë të skenarit për “Matrix 4” ndërsa Keanu Reeves do të luajë përsëri personazhin kryesor Neo. Reeves dhe Grant u shfaqën për herë të parë në publik si çift në nëntor të vitit të shkuar dhe prej asaj kohe, spekulimet për lidhjen e tyre kanë qenë të shumta, sikurse edhe kritikat për moshën e aktores në krah të Reeves.

Shumë thonë se ata kanë disa muaj bashkë ndërsa të tjerë thonë se lidhja mes tyre vazhdon prej vitesh./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Mos e digjni librin, mjafton që njerzit mos lexojnë dhe ke fituar një ushtri idjotësh

Nga Leonard Veizi Ka një qetësi të rreme që rëndon mbi raftet e pluhurosura. Në dhomën ku librat heshtin, mendimi...

Shkencëtarët më në fund zbulojnë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet vërtet poshtë një vullkani ? Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re imazherie që i lejon ata...

Marta Kos: SPAK riktheu besimin te drejtësia, duhet të mbrohet dhe forcohet

Parlamenti europian miraton sot raportin per Shqiperine per progresin pergjate 2024. Komisioneria Marta Kos ka vlerësuar progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën...

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh. Quhet...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

Lajme të tjera

Web TV