Murrizi kërkesë Ruçit: Gjendja e fatkeqësisë mbaroi, Kuvendi të kthehet në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar rikthimin e normalitetit në parlament, pasi gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar prej dy ditësh.

Teksa në parlament po raportonte kreu i KLP-së, deputetët e opozitës kërkuan fjalën për të bërë pyetje, por nuk u lejuan nga Ruçi. Kjo solli edhe reagimin e deputetit Murrizi.

“Gjendja e Jashtëzakonshme ka mbaruar, sot kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme. Ndaj do doja që Kuvendi të kthehej në normalitet, deputetët të merrnin kohën e mjaftueshme për të folur.

Nëse vijmë e dëgjojmë 10 minuta cilindo titullar dhe nuk kemi të drejtë për të pyetje, duhet të kishin kohë të mjaftueshme të gjithë deputetët të flisnin.

Ndaj kërkoj të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të kthehemi në gjendje normale. Sa më shumë t’ia kufizosh të drejtën për të folur një njeriu, aq më shumë i shtohet oreksi për të folur”, tha Murrizi.

Ndërkohë Ruçi pranoi se gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar. “Sigurisht gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar. Do mbledhim konferencën e kryetarëve për të adresuar shqetësimin tuaj”, tha Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV