Rrëfimi shokues i Sneijder: “I dobët, gjithnjë i dehur, vodka shoqëria më e mirë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shishja e vodkës si shoqja më e mirë i kushtoi Wesley Sneijder, një skuadër si Real Madrid dhe gjithashtu i bëri të dështojnë atij dy dasma. “Unë nuk isha i vetëdijshëm se kalimi te Real nënkuptonte gjithashtu lëvizjen me kohë të plotë edhe në jetën e natës së Madridit. Unë u përfshiva keq në këtë ves. Isha i ri, po shijoja sukses dhe më pëlqente shumë vëmendja. Kjo është pikërisht kur gjërat filluan të shkojnë keq në jetën time” thotë Sneijder në autobiografinë.

Wesley Sneijder, ish-mesfushori sulmues arriti në Bernabeu në vitin 2007, duke ardhur nga Ajax. Ai ishte asokohe vetëm 23 vjeç, por ai tashmë konsiderohej një nga talentet e mëdhenj në futbollin europian. (fjala.al). “Sirenat” e jetës së natës e joshnin dhe ishte fillimi i fundit të aventurës galaktike.

DROGA- “Unë nuk kam përdorur drogë, por piva shumë alkool dhe duke qenë një nga yjet e Real Madridit, unë bëra një jetë të çmendur, e ndonjëherë isha plotësisht i dehur dhe duke u zvarritur në rrugë, duke shpenzuar mijëra euro për të paguar pije për të gjithë në çdo klub. Unë isha një njeri i dobët dhe nuk rezistova, duke i lënë njerëzit të më trajtojnë si një yll” tha Sneijder.

VODKA- E lodhur nga mënyra e jetesës së bashkëshortit të saj, i cili së bashku me vodkën, po konsumonte edhe karrierën e tij në futboll, gruaja e parë e Sneijder, Ramona Streekstra, paraqiti divorc dhe u largua me djalin e saj Xhesin dhe gjithashtu martesa e dytë me modelen Yolanthe Cabau përfundoi së fundmi në të njëjtën mënyrë.(fjala.al)

“Unë nuk e kuptova që miku im më i mirë ishte shishja e vodkës – rrëfeu Sneijder në librin e tij – dhe të tjerët më bënë ta kuptoja. Ruud van Nistelrooy dhe Arjen Robben gjithashtu synonin të më mbronin duke më kujtuar shpesh që të ktheja jetën në rregull , ose nuk do të rezistoja për një kohë të gjatë duke vazhduar me këtë ritëm. Unë nuk isha i përqendruar dhe qëndrimi im profesional nuk ishte i denjë për Real Madridin. E gënjeva veten duke thënë që isha mirë, por në realitet kam arritur të qëndroj në ekip vetëm falë inteligjencës time, sepse unë po bija fizikisht” tha Sneijder.(fjala.al)

Lexo edhe :  Inter nuk gabon në shtëpi ndaj Udineses dhe shkon në +6 nga Napoli

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV