Reforma në Drejtësi/Valteri: Maratonë dosjesh në gjykata, shqiptarët kanë ngelur te drejtësia e Zotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur me tone të ashpra për reformën në Drejtësi, ndërsa është shprehur se mosekzistenca e shtyllave të drejtësisë në vend po mban peng qindra dosje. Sipas sot aksesi në gjykatë është vështirësuar shumë, pasi gjykatat sot punojnë në mungesë gjyqtarësh në të gjitha nivelet.

“Të nderuar kolegë reforma në drejtësi nisi në vitin 2016 me ndryshime në kushtetutë dhe legjislacion organik. Asnjë reformë tjetër në dy dekadat e fundit nuk ka pasur pritshmëri më të madhe nga shqiptarët. Nuk është bërë më e thellë dhe më e shoqëruar më shumë debat publik ku palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje dhe nepotizëm. Sistemi i drejtësisë në vend si shtyllë kryesore ka gjykatat.

Ato janë organet e vetme që japin drejtësi. Pra kemi dhoma penale, civile dhe administrative dhe shumica e problemeve në Shqipëri zgjidhen aty. Duke filluar nga problematikat më të vogla si prsh. korrigjimi i emrit apo mbiemrit deri tek organizatat kriminale ku kohët e fundit kanë kapur me falangat e tyre edhe këto institucione që ne flasim. Mirëpo sot aksesi në gjykatë është vështirësuar shumë, pasi gjykatat sot punojnë në mungesë gjyqtarësh në të gjitha nivelet”, u shpreh Valteri.

Gjatë fjalës së tij ai sqaroi mes të tjerash se nëse para disa vitesh një çështje gjykohej për 5 muaj në gjykatë, tashmë shkon në 9 muaj dhe një gjë e tillë ndodh për disa arsye, një pjesë e gjyqtarëve janë shkarkuar dhe nuk janë zëvendësuar, por edhe për shkak të presionit që gjyqtarët që kanë mbetur në këtë sistem kanë ngarkesën e krijuar të frikës së vettingut.

“Gjyqësori ka vetëm një parim: gjykim i shpejtë dhe gjykim i drejtë. Sot që flasim nuk ka asnjërin prej tyre. Gjykata e apelit shfaq vonesa disa vite, pra nëse ka mbaruar një proces në gjykatën e shkallës së parë Tiranë dhe janë ankuar në gjykatën e apelit në 2017 me shumë mundësi çështja nuk do jetë gjykuar ende në apel. E njëjta gjë ndodh me apelin administrativ i cili shkon me dosje të vonuara deri në 2016 përveç rasteve kur deputetë, ministra, pushtetarë i japin shtysë dhe këto çështje gjykohen”, tha ai.

Lexo edhe :  PS rrëzon kërkesën për hetimin e Portit të Durrësit

Deputeti Valteri shton më tej se, “Gjykata administrative u ndërtua si dhomë më vete për të gjykuar çështjet administrative dhe institucioneve shtetërore më shpejt dhe më saktë, por fatkeqësisht vetëm më shpejt nuk gjykohen se çështjet që duhen gjykuar për 1 muaj shkojnë deri në katër vjet. Gjykata e Lartë është e famshme tashmë për mosgjykim prej dy vitesh, theksoj se vetëm një studio ligjore këtu në kryeqytet më tha se ka dhjetëra çështje të regjistruar nga 2013 në gjykatën e lartë por nuk janë shqyrtuar akoma.

Këtu imagjinoni grumbullin e dosjeve të krijuara edhe më herët të akumuluar që presin zgjidhje, pasi një nga problemet më fondamentale në vend është krijimi i gjykatës së lartë. Një problem madhor në sistemin gjyqësor është ndërhyrja e pandërprerë e politikës. Edhe pse duhet të ishte i pavarur shumë gjyqtarë zgjidhen nga politika për interesa atë vogla dhe të madha. Si transferimet nga rrethet dhe interesat e dosjeve të majme ku bien në kurriz të shqiptarëve. Një shtet pa drejtësi është i pakonceptueshëm në drejtësi. Qeveria thotë që kjo është një situatë tranzitore derisa të përfundojë reforma në drejtësi. Është miratuar 4 vjet më parë dhe sot jemi pa gjykatë të lartë. Ka të drejtë të thojë tranzitore se është tragjedia makbethiane që luajnë institucionet ose dy krerët e institucioneve kryeministri dhe presidenti ku nuk pyesin as për rekomandime të Venecias as për parimet e shtetit të së drejtës as për shokët e tyre që ia afrojnë njeri tjetrit si koka turku, ndërsa shqiptarët kanë ngelur te drejtësia e Zotit të madh”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjeorgjia në krizë/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë,...

Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi

Pas kthimit nga vendeve e Bashkimit Evropian të kamionëve me mandarina shqiptare, pasi u evidentua prania e pesticideve të ndaluara, ky frut po has...

Fluks në Qafë Thanë/ Autoritetet doganore punojnë me 4 sportele për të shmangur radhët

Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri por...

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka...

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Si do të caktohen çmimet e reja të referencës

Pas shtyrjes për vitin e ardhshëm të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur për News24 se rivlerësimi...

Lajme të tjera

Web TV