Mbi 26 mijë pensionistë të rinj në një vit/Ja sa është pensioni mesatar në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 26 mijë pensionistë të rinj i janë shtuar skemës gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në total janë lidhur 26,345 pensione të reja pleqërie vitin që lamë pas.

Numrin më të lartë të individëve që kanë mbushur moshën e pensionit e përbëjnë meshkujt me 14,260 pensione të reja, ndërsa gjinia femërore numëron 12,085. Sa i takon pagesës me të cilën trajtohen, masa masa mesatare mujore e pensioneve të reja regjistrohet në afro 14.841 lekë, shkruan skantv.

Ajo që vihet re është se meshkujt trajtohen me pensione më të larta se sa femrat, çka tregon dhe diferencat që kanë pasur në paga, pasi masa e pensionit llogaritet në raport me kontributin e dhënë, i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me nivelin e pagës së deklaruar.

Kështu pensioni mesatar mujor për burrat është 16,283 lekë, ndërsa për gratë 13,139 lekë. Mosha mesatare e daljes në pension për meshkujt është 65.1 vjeç ndërsa për femrat 61 vjeç. Aktualisht në të gjithë vendin trajtohen me pension pleqërie 529 mijë individë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

Lajme të tjera

Web TV