12 orë luftë me vdekjen, shuhet në moshë të re polici i Rrugores në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nda papritur nga jeta në një moshë mjaft të re. Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni. Ai punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe u shua në moshën 27-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai në një postim mjaft prekës për ndarjen nga jeta të efektivit të ri, thotë se ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si kambanë për zgjimin e ndërgjegjes së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Mariglen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe“, shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai.

Lexo edhe :  Prishet tradita! Rënia e fuqisë blerëse nuk lejon që çmimet në fundviti të rriten

 

Të fundit

Masakër në Mal të Zi, 5 persona vriten pas një sherri në një lokal

Të paktën pesë persona humbën jetën në krimin që ndodhi sot në Cetinje. Këto janë të dhënat e para...

“Travel Pug”: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

Përgjatë bregdetit mahnitës të Jonit dhe Adriatikut të Shqipërisë, shtrihen fshatra ku jeta tradicionale vazhdon në një sfond plazhesh të pacenuar dhe ujërash të...

Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Viti që lamë pas, u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën...

Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”- shkruan Erion...

Vota e diasporës/Më 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

SHQIPËRI– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një videomesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë...

Lajme të tjera

Web TV