Tërmeti/ Plas keq në emision, gazetari nxjerr videot: Ja e vërteta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Erjon Skëndaj ka nxjerrë disa video të bëra më 26 nëntor në Thumanë.

Sipas tij, personat e parë në orën 7 të mëngjesit janë nxjerrë nga familjarët.

Por kjo është mohuar nga zëvendësministri Bejtja. Ai reagoi duke thënë se aty kanë qenë të gjithë dhe po punohej për nxjerrjen e personave nën rrënoja.

Sipas tij, po ‘i bëhet fresk’ ekipeve të shpëtimit të ardhura nga jashtë, ndërkohë që kanë nisur të vijnë sipas tij vetëm pasditen e 26 nëntorit.

Ndiqni debatet:

Gazetari: Në orën 7 po nxirrnin njeriun e parë nga rrënojat në Thumanë familjarët e banorët. Nuk ka punonjës. nuk e nxjerrin ekipet por familjarët.

Zv.ministri Ilir Bejtja: Kemi qenë në orën 5. punonjësit aty kanë qenë. I kanë nxjerrë inertet me kova.

Gazetari: I kanë nxjerrë me batanije.

Zv.Ministri: I bëni fresk ekipeve që kanë ardhur nga jashtë shtetit. Kanë ardhur pasdite.

Gazetari: Kosovarët kanë ardhur në 12:00…Nuk bëhet kërkim shpëtimi duke qëndruar mbi rrënoja se shton peshën.

Zv.ministri: Po punohej. Në rrënoja punonin 2 familjarë dhe 3 njerëz të operacionit.

Gazetari: Pastrimi bëhet dorë mbi dorë.

Zv.ministri: Aty kemi qenë, është pastruar. I hiqni vlerat njerëzve.

Gazetari: Absolutisht fare. Ata kanë rrezikuar jetën nga mëngjesi deri në darkë por nuk i kanë shërbyer heqjes së inerteve.

Zv.ministri: Inertet hiqen me dorë. Nuk je ti ekspert.

Gazetari: A je ti ekspert? Hiqen dorë më dorë. Nuk e kanë fajin ushtarët por ata që nuk i kanë trajnuar.

Zv. ministri: E ke gabim, e kanë bërë. Zëvendësojnë njeri-tjetrin. Nuk e mohon dot operacionin.

Gazetari: Tullat duhet të vendosen njerëzit njëri pas tjetrit.

Zv.ministri: 5 kordonë.

Bozdo: Nderim dhe respekt për Forcat e Armatosura që me duar, me thonj e pa asnjë lloj mjeti…

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës/ Tavo "ngul këmbë" në të vetën: Të Himarës janë të rinj

Shënavlashi është një fshat që është në persekutimin tuaj. Ata që keni ndihmuar i keni anëtarë të PS.

Zv.ministri: Është një turp i madh kjo.

Bozdo: Njerëzit ishin të papërgatitur jo vetëm për mjetet por edhe përgatitje.

E dini që shqiptarët po kërkonin për të mbijetuar në një anë të godinës dhe kur erdhën kosovarët lëshuan qenin dhe nxorën dy të gjallë në anën tjetër. Nuk po themi që nuk vajtën ushtarët, aty vajti ushtria, policët që nuk kanë lidhje me këtë.

Zv.Ministri: Nuk më vjen turp që jemi rropatur e që kemi bërë aq sa mundëm. Mua më vjen turp që dëgjoj pse Edi Rama do ndërtojë 200 apartamente, maskara. Duke parë dokumentarët që i xhiron vetë është gjëja më skandaloze.

Bozdo: Keni një televizion nga mbrapa që bombardon. Ti shikon ERTV normal që je i dezinformuar.

Të fundit

Berisha: Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh

Sali Berisha, në konferencën “The Western Balkans Paradigm”, deklaroi se Shqipëria "është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh". "Shqipëria nisi negociatat...

Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Lajme të tjera

Web TV