Pipero: Rritja e numrit të infektimeve, përtej pritshmërive tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javët e fundit vendi ynë ka regjistruar një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, por dhe një rritje të numrit të viktimave.

Sipas mjekut të spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero ishte e pritshme që të kishim një rritje të rasteve pas heqjes së masave kufizuese, por thekson se numrat aktualë janë përtej pritshmërive dhe kjo gjë është shqetësuese.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha Pipero në “Opinion”.

Pipero shtoi më tej se zonat e mbipopulluara me industri fasone janë zonat e nxehta të përhapjes masive të virusit.

“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli” tha mjeku infeksionist./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se votimi me 140 vota i reformës në drejtësi...

Shtëpia e Bardhë do të ketë sallën më madhështore të ballove me 200 milionë dollarë

Projekti parashikon ndërtimin e një salle të re vallëzimi pranë Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, i cili do të modernizohet. Në këtë hapësirë...

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga masa e arrestit në shtëpi të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh...

A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

Nga Ben  Andoni Për njerëzit e qeverisjes ky stad me Kodin e ri Penal mëtohet se është udha drejt Bashkimit Evropian i sistemit të ri...

Administrata lirohet nga vidat, një vrap pele për të kapur shezllonin!

Nga Leonard Veizi Në Shqipëri, gushti nuk shpallet zyrtarisht festë kombëtare, por gjithçka sillet si e tillë. Administrata publike, pas muajsh burokracie të ngadaltë si...

Lajme të tjera

Web TV