VIDEO/ Tahiri mbërrin në gjykatë për t’u njohur me vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur te Gjykata e Posaçme e Apelit për t’u njohur me vendimin për të.

Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia dhe u shfaq i buzëqeshur përpara hyrjes për në seancën plenare e cila nisi në orën 13:00.

https://youtu.be/PMzqaRCe-LE

Vendimi për të ishte parashikuar që të jepej para dy ditësh por gjyqtari i ri Dhimitër Lara, i cili zëvendësoi gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga procesi i vettingut kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen “Tahiri”.

Përveç Dhimitër Larës, pjesë e trupës gjykuese janë dhe gjyqtaret Albana Boksi dhe Nertina Kosova.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, vitin e kaluar, të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Mbetet me interes vendimi i Apelit për të parë se kujt do t’i japë të drejtë./En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Lajme të tjera

Web TV