Fugaku, kompjuteri më i shpejtë në botë, po heton rreth COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka për herë të parë superkompjuterin më të shpejtë në botë që po përdoret për të hulumtuar përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit. Fugaku, i cili u zhvillua nga Fujitsu (FJTSF)  dhe Instituti i Kërkimit Qeveritar Riken, u rendit i pari në listën top 500 të superkompjuterëve globalë.

Kjo listë është krijuar mbi standarde, si shpejtësia e përpunimit dhe performanca e informatikës së përdorur në inteligjencën artificiale. Fugaku mund të kryejë më shumë se 415 katrilion llogaritje në sekondë, duke e bërë atë 2,8 herë më shpejt se Summit, superkompjuteri i ndërtuar nga IBM, i cili më parë mbante vendin e parë. “Shpresojmë që teknologjia kryesore e zhvilluar për Fugaku-n të kontribuojë në përparime të mëdha në sfidat e vështira sociale si COVID-19”, tha Satoshi Matsuoka, drejtori i Qendrës Riken.

Superkompjuteri japonez po përdoret tashmë në baza eksperimentale për hulumtime në lidhje me COVID-19, përfshirë diagnostifikimin, terapinë dhe simulimet e përhapjes së virusit. Fugaku – që është një emër tjetër për malin Fuji – është planifikuar të funksionojë me kapacitet të plotë vitin e ardhshëm. Përpos superkompjuterëve Summit dhe Fugaku, Sierra është një sistem i ndërtuar në Shtetet e Bashkuara që zë vendin e tretë, dhe Sunway TaihuLight dhe Tianhe 2A janë dy superkompjuterë të tjerë të zhvilluar nga institutet kineze të kërkimit kombëtar.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV