Dëmshpërblim me 20 mln lekë nëse aksidentohesh gjatë transportit publik (DRAFTI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidentet që ndodhin për faj të transportit publik nuk do të kalojnë pa masa.

Në projektligjin e hedhur për konsultim publik për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike, thuhet se pronarët e mjeteve të transportit publik janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve gjatë transportit.

Vlera financiare që përfitojnë qytetarët nëse dëmtohen nga një aksident në një mjet të transportit publik është e ndarë në 3 shkallë.

Minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit, është 2 milionë lekë në rast vdekjeje, merr 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme për punë dhe përfiton 1 milion lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur autobusët, taksitë apo çdo lloj transporti tjetër publik kanë pësuar aksidente duke qenë të mbushur pasagjer.

Ky sigurim mbulon dëmtimet trupore të shkaktuara pasagjerit, si pasojë e defekteve teknike, dëmtime aksidentale të shkaktuar nga grumbullime masive, akte të dhunshme që mund të kenë motiv politik ose social, si atentate, akte terroriste, zjarr vënie të qëllimshme.

Po ashtu dëmshpërblim do të ketë edhe për frenim të papritur, plasje e gomës, devijimet e lëvizjes si rezultat i një shpërthimi apo shmangie e menjëhershme e detyruar që çon deri në përmbysjen e mjetit të transportit publik.

Në nenin 20 të draft-ligjit thuhet se “Pasagjeri ose përfituesi, ka të drejtë sipas kushteve të kësaj kontrate të kërkojë tek shoqëria e sigurimit me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit të paguajë dëmshpërblimin”.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV