Antivlerat në politikën Shqiptare dhe tejkalimi i tyre drejt një politikëbërjeje të re Kombëtare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në politikën shqiptare, në periudhën postkomuniste, ka ndikuar negativisht një numër të gjerë antivlerash.

Mund të thuhet se ky tranzicion ka pasur një karakteristikë të qenies së tejmbushur me antivlera që kanë prekur politikëbërjen dhe vendimmarrjen kudo në trevat shqiptare. Këto dukuri janë të pranishme jo vetëm te politika ditore, por edhe tek ata që vetëquhen veprimtarë të çështjes kombëtare!

Do t’i analizojmë këta:

  1. Egoja e tepruar dhe mendjemadhësia.

Shumica e politikanëve kanë ego të tepruar dhe mendjemadhësi. Ata na vijnë para publikut si zota në tokë që mund të bëjnë çdo gjë. Krekosen dhe kapardisen si pula në pleh, pa pasur merita reale. Nisen nga uni i tyre në përqendrimin e punës dhe harrojnë se ata duhet të jenë në shërbim të popullit. Kjo çon në një seri antivlerash të tjera.

  1. Karrierizmi dhe bajraktarizmi

Vrapi për kolltuk, për një pozitë, për të qenë i pari në katund më mirë sesa i dyti në lagje, janë antivlera që kanë burim të tyre në serinë e parë të antivlerave – egoja e tepruar dhe mendjemadhësia. Praktikisht, politika shihet jo si shërbim publik, por mundësi për të pasur një karrierë. Politikanët vrapojnë për pushtet, për të qenë i pari, duke harruar se ata nuk janë armiq me njëri-tjetrin, por që kanë armiq të jashtëm më të fuqishëm. Kjo çon në gjendjen e sotme faktike të përçarjes së tejskajshme të klasës politike dhe të popullit.

  1. Gjuha e urrejtjes politike dhe mesazhi armiqësor mes politikanëve

Politikanët, në vrapin e tyre për kolltuk, shihen vetëm si armiq të njëri-tjetrit. Gjuha e urrejtjes politike dhe mesazhi i urrejtjes polarizon dhe krijon sfera të urrejtes  në masat e gjera popullore, të shëndrruara në militantë politikë. Mesazhi armiqësor, i dubluar me antivlerën e tregimit të thashethemeve për kundërshtarin politik çon në një luftë të përhershme politike për pushtet, duke harruar se ata janë shërbëtorë të shtetit dhe të publikut të gjerë.

  1. Përçarja
Lexo edhe :  Makina e kohës e 11 majit

Ishte një thënie e vjetër: “përçaj e sundo!”. Të gjitha këto antivlera të sapothëna më sipër çojnë në përçarjen e klasës politike dhe të lëvizjes kombëtare dhe në dobësim të shtetit. Sigurisht që nga kjo përfitojnë armiqtë e panumërt të jashtëm. Nuk do të themi se ata kanë krijuar këtë përçarje të madhe politike mes politikanëve, por se ata fërkojnë duart, qeshin e përfitojnë nga kjo, besoj se është e saktë.

  1. Korrupsioni, ryshfetmarrja dhe përfshirja e botën e krimit

Kjo vepër penale është kanceri i politikës shqiptare. Politikanët e korruptuar që bëhen ithtarë të botës së krimit, janë shkak i një politike të alteruar dhe të mykur që i vjen era e kriminalizimit dhe mafies.

  1. Mungesa e atdhedashurisë dhe patriotizmit

Shumica e politikanëve mund të kenë çdo gjë në shpirtin e tyre, por ata kanë një mungesë të theksuar të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Mendoj se shumica e tyre nuk e duan atdheun, Shqipërinë e dashur, dhe ata e kanë shkatërruar dhe plakur Nënën Shqipëri.

Duke analizuar shkurtimisht këto antivlera, shikojmë se politika shqiptare vuan shumë dhe është larg të qenit një politikë e mirëfilltë demokratike dhe bashkëkohore. Politikanët e prekur nga këto antivlera duhet të reflektojnë dhe të largojnë egon e tepruar, mendjemadhësinë, bajraktarizmin, përçarjen dhe korrupsionin etj. dhe të mos lejojnë të bëhen pre të tyre. Por, klasa politike anadollake e tranzicionit është e vjetruar. I kemi të njëjtat figura  (me ndryshime të vogla) që 30 vjet. Është koha që këta të lejojnë të rinjtë të drejtojnë shtetin. Vetëm ashtu politika shqiptare do të largohet nga kalbëzimi i antivlerave. Është koha për një politikë të re kombëtare, me një klasë politike të re kombëtare!

Rumani, 26 qershor 2020

 

 

 

Të fundit

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë...

LaCivita erdhi që në vitin 1993, por në formë çokollate

Nga Frrok Çupi Dekorata franceze që mbajti në qafë Berisha ‘me lavdi’, pas pak ditësh doli se ishte medalje që francezët i quajnë (medaille de...

Akuzohet për korrupsion/SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet...

“Nuk do e lus”/ Kryemadhi zbulon pse nuk mori pjesë në seancën e divorcit me Metën

Deputetja e PL Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në GJKKO për të zbatuar masën e vendosur ndaj saj detyrim paraqitje. Pas daljes...

Kryemadhi: Fushata për Metën për hir të fëmijëve! Thonë që Monika kërkon vota për PS!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e...

Lajme të tjera

Web TV