“Të rifillojë dialogu, Ursula von der Leyen takon krerët e Kosovës dhe Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia.

Ka qenë “diskutime të mira” është shprehur Von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa.

Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë.

Ndërkohë, Franca dhe Gjermania janë shprehur se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në ‘Twitter’./DW/

Të fundit

Paketa e maleve frenon emigrimin! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria ndihmon

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u...

Në fushatë me Berishën, Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit

Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu...

Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e...

Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës...

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e tij...

Lajme të tjera

Web TV