Me datën 1 janar 2020 të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit në vend rriten në mënyrë të unifikuar çmimet me rreth 10 për qind për të gjithë prodhimet e tyre.
Një kilogram kremviçe e tymosur kushtoi pas 1 janarit me shumicë 690 lekë nga 640 lekë që ishte deri në ditën e fundit të dhjetorit 2019. Gjithashtu çmimet u rriten me 50-70 lekë për kilogram edhe për pancetën dhe proshuten, sipas listës bashkëngjitur. Për pasojë shitësit e pikat e pakicës e kanë reflektuar të gjithë rritjen e çmimit në konsumatorët fundor.
Administratoret e fabrikave të përpunimit të mishit në vend pohuan se, rritja e çmimeve erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të mishit të derrit me rreth 40 për qind në tregjet globale.
Mendohet se kjo rritje është nxitur nga sëmundja e murtajës së derrit në Kinë e cila ka çuar në eliminimin e rreth 200 milionë derrave vitin e kaluar. Kjo sasi masive thuhet se ishte e barabartë me të gjithë prodhimin vjetor të mishit të derrit në Europë.
Prej kësaj ngjarje çmimit e mishit të derrit në Kinë gjatë vitit të kaluar u rriten me 100%, ndërsa presioni i kërkesës së Kinës në furnizuesit e mëdhenj si Brazili etj e çuan çmimin në rang global me rreth 40%. Burimi Monitor. Përgatiti /Fjala.al/