Një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë lidhur me vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku në Laç.
Ilir Xhepaj është i arrestuari i dytë i për vrasjen e ndodhur në 30 maj të këtij viti në autostradën Mamurras-Lezhë.
Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe më pas iu dorëzua Policisë së Kurbinit.
Sipas policisë, ai është bashkëpunëtor i Eduart Lamajt ku të veshur si policë ata hynë në hotelin A&A në Kurbin dhe qëlluan me armë dy biznesmenët.
Eduart Lamaj u arrestua në 23 qershor teksa po kurohej në një klinikë private në Tiranë. Prej 20 ditësh ai ishte fshehur si i plagosur pas plumbit që kishte marrë gjatë atentatit.
Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt./Fjala.al/Ke.Ba