Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë mori pjesë sot ceremoninë e ndarjes së medaljeve për dy nga pjestarët e ambasadës së bashku me Ministrin Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.
Në fjalën e saj Ambasadorja u shpreh se SHBA-ja mirëpret vazhdimin e bashkëpunimeve të ngushta me Policinë e Shtetit shqiptar kundër krimit të organizuar.
“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Kim. /Ra.My. Fjala.al/