Shqipëria me çmimet më të larta në rajon për mishin, qumështin dhe vezët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2018, Shqipëria kishte  nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, respektivisht 71,0 % dhe 94,0 %, sipas një studimit të ekspertëve të INSTAT.

Për produktet bukë, pije alkoolike dhe duhan, Mali i Zi është vendi me çmimet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka indeksin e nivelit të çmimeve më të ulët në grupet “Hotele dhe restorante” dhe “Paisje të transportit personal”.

Që nga viti 2010 në vitin 2018 çmimet e makaronave , orizit, vajit dhe sheqerit, mollëve, patateve kanë pësuar rënie, ndërsa çmimet e miellit, mishit, vezëve dhe cigareve kanë pësuar rritje.

Sipas një studimi të ekspertëve të INSTAT, rënien më të madhe e ka pësuar çmimi i sheqerit me 35% dhe rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i cigareve për shkak të rritjes se akcizës ndaj këtij produkti.

Çmimi i orizit nga 2008 në 2018-en ranë me 5%, makaronave me -7.5%, vajit me -9.4%, mollëve me -3%, patatet me -1%.  Rënia e e çmimeve për këto produkte te konsumit masiv kanë ardhur për arsye të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në të kundërt çmimi i miellit dhe bukës u rrit përkatësisht me 12 dhe 25%. Çmimi i qumështit u rrit me 24%, vezëve me 34%, mishi i pulës me 12% dhe mishi i vicit 7.1%.

Çmimet e mishit të viçit dhe qumështit të freskët janë me rritur shumë krahasuar me ato të dhjetorit 1992. Me paratë që shpenzon një individ për blerjen e një kilogrami mishi viçi apo 1 litër qumështi të freskët në vitin 2018, mund të blije 5 kilogramë mish apo 5 litra qumësht në dhjetor të vitit 1992.

Lexo edhe :  Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Çmimi i një pakete cigare është rritur shumë që nga viti 1992. Me shumën e parave që një individ shpenzonte për blerjen e një pakete cigare në vitin 2018, në dhjetor të vitit 1992 mund të blije 5 paketa cigare. Çmimi i një pakete cigare dhe i një kilogrami orizi në vitin 2018 është dyfishuar, krahasuar me çmimet e vitit 2005./Monitor.al

Të fundit

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV