Konflikt real SHBA-Iran apo vetëm spektakël botëror?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshkallëzimi i tensioneve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani për shumëkënd krijoi përshtypjen se tashmë bota po shkonte drejt një lufte që mund të kishte përmasa të paparashikueshme.

Por a ekziston një konflikt real midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit? Apo vetëm politikë dhe gjeopolitikë e mbushur me spektakël, që nga droni vdekjeprurës ndaj gjeneralit Sulejmani e deri tek ‘hakmarrja’ e Iranit ndaj bazave amerikane?

Pas vrasjes së gjeneralit Sulejmani, Irani premtoi se do të hakmerrej. Teherani sulmoi dy baza amerikane në Irak, duke pretenduar se kishte vrarë 80 ushtarë amerikanë.

Por, sipas presidentit Trump asnjë amerikan nuk u lëndua jo më të kishte të vdekur, siç rezultoi të ishte e vërtetë.

Kjo ka nxjerrë zbuluar edhe ‘hakmarrjen’ e Iranit, duke bërë që të mos vrasë asnjë ushtar amerikan.

A ishte kjo një manovër e dy vendeve për të shmangur një përplasje totale midis tyre dhe të forcojnë interesat e tyre politike të brendshme dhe gjeopolitike në rajonin e Lindjes së Mesme?

Kjo është pak a shumë teza që ngre edhe revista Time, e cila i referohet zhvillimeve kronologjike dhe deklaratave të zyrtarëve të të dyjave vendeve.

Megjithëse udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e cilësoi ‘hakmarrjen’ ndaj SHB-ve si një goditje në fytyrën e Amerikës, në fakt trupat amerikane ishin paralajmëruar me kohë për një sulm  të mundshëm ndaj tyre.

Madje sipas Time, Irani e ka paralajmëruar Uashingtonin përmes një ambasade evropiane për sulmin e mundshëm me raketa ndaj bazave amerikane.

Gjithashtu, tre zyrtarë amerikanë theksuan se iranianët ishin të vetëdijshëm që satelitët spiunë amerikanë dhe përgjimet elektronike do t’i zbulonin sulmet e mundshme. Kjo bëri që inteligjenca amerikane të lajmëronte Shtëpinë e Bardhë dhe forcat amerikane rreth tre orë përpara se sulmet me raketa të goditnin bazën amerikane në Irak.

Lexo edhe :  Përvetësoi mbi 400 mln dollarë, Kina ekzekuton ish-zyrtarin e lartë të qeverisë

Time shtron edhe edhe një fakt interesant; “një oficer i lartë ushtarak amerikan vizitoi bazën ajrore Al Asad duke iu treguar ushtarëve amerikanë se ku dhe kur do të ndodhin sulmet e Iranit”, tha Ali Alfoneh, studiues në Institutin amerikan për shtetet Arabe të Gjirit, në Uashington.

Kjo i dha hapësirë të dyja palëve për mospërshkallëzimin e konfliktit. Të dyja vendet mund të shpallin secili fitoren e tyre dhe të ecin përpara”.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë asgjë lidhur me pretendimet se kishte siguruar informacion paraprak mbi sulmet e mundshmet të Iranit.

Ndërkaq, sipas Reuters zëdhënësi i ushtrisë iraniane ka mohuar pretendimet e mediave botërore se kishte një koordinim midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë Iranit për sulmin ndaj bazave amerikane, në mënyrë që të evakuoheshin ushtarët amerikanë.

Megjithëse dy vendet duken se janë të gatshme të heqin dorë nga përplasja ushtarake, ajo që ndodh në terren është tjetër realitet.

Lindja e Mesme mbetet po aq e paqëndrueshme. Vende si Bahreini, Jemeni, Siria dhe Iraku mbeten pikat nevralgjike ku mund të përplaset Irani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, një llogaritje e gabuar mund të krijojë përsëri tensione dhe konflikt./Fjala.al/

Të fundit

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe...

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer në disa festivale të Radjo...

Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke...

PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që...

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të...

Lajme të tjera

Web TV