Yuri Kim mesazh politikës: Lini lojrat dhe bashkëpunoni, populli do rezultat dhe jo ofendime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaron se në vendin tonë ka rënie të investimeve amerikane dhe sipas saj për këtë gje ka ndikuar klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni.

Gjatë fjalës së në aktivitetin ku Dhoma amerikane prezantoi indeksin e biznesit për vitin 2019, diplomatja amerikani iu dha një mesazh të fortë dhe politikanëve shqiptarë duke iu drejtuar se duhet të lënë lojrat dhe të bashkëpunojnë për të mirën e shqiptarëve, pasi sipas saj këta të fundit janë të lodhur nga politika.

“Jam sot këtu për të thënë se rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë është një nga prioritetet e mia. Anketimet tregojnë rënie në klimën e biznesit, ka qenë një vit i vështirë, pasi veç tërmetit ka qenë edhe situata e COVID 19. Po ashtu në këtë përkeqësim ka ndikuar edhe klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Vërehet se ka rënie të investimeve amerikane. Në vend që të caktojmë se kush e ka fajin për problemet që ekzistojnë, shpresojnë që autoriteti i biznesit t’i rishikojë këto. Jam kureshtare të di cili është vizioni i Dhomës Amerikane në këtë situatë të vështirë, si mund të krijohen vende të reja pune, si do thithen investitorët. Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit. Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizion dhe jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë. SHBA do jenë të gatshme t’ju mbështesin” tha Kim./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV