Shokon Katy Perry: Mendova të vr*s veten kur u ndava nga Orlando

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katy Perry pranon se ka qenë në prag të vetëvrasjes në vitin 2017, kur u nda nga i fejuari i saj Orlando Bloom. Këngëtarja amerikane thotë se në atë periudhë ka pësuar një goditje shumë të rëndë mendore, fill pas ndarjes përkohësisht nga aktori britanik.

Në një intervistë, 35 vjeçarja pranon se në atë periudhë sapo kishte publikuar edhe albumin e saj “Witness”, i cili po shitej shumë më pak nga albumi i 2013-ës, “Prism”. Kate, e cila tani është në pritje të një vajze nga Orlando, thotë se ajo ishte hera e parë në jetë që pësoi një krizë nervore.

“Karriera ime ishte në një trajektore që vetëm rritej dhe në ato moment pësoi rënie. Nuk ishte negative në një perspektivë afat-gjatë por për mua ishte e tmerrshme. Isha dhënë aq shumë pas albumit tim dhe më shkatërroi fakti që gjërat nuk ecën siç unë prisja. U ndava edhe nga i dashuri, që tani është babai i fëmijës tim” rrëfen Katy. “Në atë moment u shemba” pranon këngëtarja.

Edhe pse më herët ishte ndarë nga një i dashuri i saj për disa vite, komediani Russell Brand, Katy këtë herë e kishte më të vështirë dhe thotë se vetëm besimi e ndihmoi që të rimëkëmbet.

“Ishte e rëndësishme ajo që përjetova, mënyra se si e lëshova veten sepse kështu arrita të gjej veten në një mënyrë tjetër. Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën. Gjeta mënyrat sesi të isha mirënjohëse e të kontrolloja jetën” e mbyll rrëfimin e saj këngëtarja./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV