Shkodër/ Skena si nëpër filma, atentatorja femër qëllon nga motori drejt mjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në fshatin Dobraç në Shkodër.

Mësohet se dy persona, mes tyre një femër kanë qëlluar me armë zjarri nga një motor në drejtim të një mjeti në pronësi të një shtetasi me inicialet F.H. Bëhet me dije se ky i fundit ka shpëtuar pasi asnjë plumb nuk e ka kapur.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton ngjarjen dhe rrethana.

Njoftimi:

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:30, ku në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H., 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.
Aktualisht vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetjes, personin e vendosur në shënjestër të të shtënave./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV