Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Trump: Presidenti nuk ishte i informuar për komplotet ruse në Afganistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë është hedhur në mbrojtje të qëndrimit se Presidenti Donald Trump se nuk ishte informuar për raportet se një njësi e inteligjencës ushtarake ruse u ofroi shpërblime militantëve talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

“Nuk u verifikua”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, kur gazetarët e pyetën se pse presidenti nuk ishte informuar për këtë çështje. “Kishte mendime të kundërta brenda komunitetit të zbulimit”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë informoi të hënën pasdite tetë anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me këtë çështje pas thirrjeve dypartiake nga anëtarët e Kongresit për transparencë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dëshiron që Drejtorja e CIA-s Gina Haspel dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe të informojnë të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve mbi këtë çështje.

“Kongresi duhet të dijë se çfarë di komuniteti i zbulimit për këtë kërcënim të rëndësishëm për trupat amerikane dhe aleatët tanë dhe çfarë opsionesh janë të disponueshme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për këtë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ligjvënësja Pelosi.

FILE - House Armed Services Committee Chairman Mac Thornberry, R-Texas, speaks during a hearing on Capitol Hill, April 12, 2018.
FILE – House Armed Services Committee Chairman Mac Thornberry, R-Texas, speaks during a hearing on Capitol Hill, April 12, 2018.

Anëtari më i lartë republikan i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura, Mac Thornberry, u tha gazetarëve të hënën se ai gjithashtu ka kërkuar të informohet nga Departamenti i Mbrojtjes për këtë çështje.

Në Senat, udhëheqësi i pakicës demokrate, Chuck Schumer tha se ai dëshiron që 100 senatorët të informohen për këtë nga drejtorja e CIA-s dhe drejtori i inteligjencës kombëtare.

Senate Minority Leader Chuck Schumer of N.Y., speaks about the coronavirus with reporters on Capitol Hill, March 3, 2020, in Washington.
Senate Minority Leader Chuck Schumer of N.Y., speaks about the coronavirus with reporters on Capitol Hill, March 3, 2020, in Washington.

“Ne duhet ta dimë nëse Presidentit Trump i është dhënë ky informacion, dhe nëse po, kur”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga senatari Schumer.

Presidenti Trump bëri një postim në Twitter të shtunën, ku thoshte se nuk ishte informuar në lidhje me këtë çështje.

“Shërbimet e zbulimit sapo më njoftuan se ata nuk i vlerësuan si të besueshme këto informacione, dhe për këtë arsye nuk i raportuan ato tek unë ose Nënpresidenti (Mike Pence)”, thuhet në postimin e Presidentit Trump në Twitter.

Gazeta The New York Times ishte e para që raportoi se zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin konkluduar muaj më parë se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur me përpjekje atentatesh dhe operacione të fshehta në Evropë që kanë për synim destabilizimin e Perëndimit, kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai ishte informuar për këtë në fund të marsit.

Sipas gazetës The Washington Post, 28 ushtarë amerikanë humbën jetën nga viti 2018 deri në vitin 2020. Një numër shtesë i personelit ushtarak gjithashtu vdiqën në sulme të kryera nga anëtarët e forcave afgane të sigurisë, të cilat mund të jenë infiltruar nga talebanët, raportoi gazeta.

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Informacionet e zbulimit ishin mbledhur nga forcat e operacioneve speciale të ushtrisë amerikane në Afganistan dhe u verifikuan nga CIA, thuhet në shkrimin e gazetës The Washington Post.

Sipas ish-zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ned Price, “Presidenti rrallëherë informohet për informacione të paverifikuara të zbulimit”. Sipas raporteve kjo nuk ka ndodhur me këtë informacion “të mbledhur nga eksplorimet në Afganistan, të vërtetuara nga informacionet e marra nga të arrestuarit dhe të vërtetuara më tej nga mbledhja dhe analizimi më i gjerë i të gjitha burimeve.”

Zoti Price ishte një nga zyrtarët e zbulimit që informonin çdo ditë Presidentin Barack Obama, kur ai ishte në detyrë, mbi gjetjet e agjencive të zbulimit. Zoti Price gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se zyrtarë të ndryshëm të administratës, përfshirë të dërguarin amerikan për bisedimet e paqes në Afganistan, Zalmay Khalilzad, “kishin shprehur qëndrimet e tyre mbi atë se si duhet t’i përgjigjeshin Rusisë. Nëse ky me të vërtetë do të ishte raportim i papërpunuar, i pakorrigjuar, nuk do të kishte qenë pjesë e diskutimeve të nivelit të lartë mbi politikat në lidhje me një përgjigje.”

Rusia dhe Talebanët mohojnë raportet për dhënie të shpërblimeve për vrasje të ushtarëve amerikanë. Kremlini i ka quajtur ato “akuza të pabaza dhe anonime”.

Reagimi nga talebanët

Zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid hodhi poshtë njoftimet se kryengritësit kanë “marrëdhënie të tilla me ndonjë agjenci të zbulimit” dhe i quajti raportimet e gazetës një përpjekje për t’i diskredituar ata.

“Këto lloje marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza, vrasjet dhe atentatet tona të shënjestruara ishin në vazhdim e sipër vite më parë, dhe ne i bëmë ato me burimet tona,” tha ai. “Kjo ndryshoi pas marrëveshjes sonë me amerikanët, jeta e tyre është e sigurt, dhe ne nuk i sulmojmë ata”.

FILE - Members of a Taliban negotiating team enter the venue hosting U.S.-Taliban talks in the Qatari capital Doha, Aug. 29, 2019.
FILE – Members of a Taliban negotiating team enter the venue hosting U.S.-Taliban talks in the Qatari capital Doha, Aug. 29, 2019.

Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët nënshkruan një “marrëveshje për sjelljen e paqes” në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët mbështesin marrëveshjen.

Ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për Lindjen e Mesme, Mick Mulroy i quajti shqetësuese njoftimet se Moska u ka paguar shpërblim talibanëve, duke vënë në dukje se Rusia vlerësohet si armike e Shteteve të Bashkuara në strategjinë amerikane të sigurisë kombëtare.

“Ne nuk duam luftë me Rusinë dhe nuk duam të fillojmë të vrasim ushtarët e njëri-tjetrit, por ekzistojnë disa veprime që nuk mund t’i pranosh,” i tha Zërit të Amerikës Mick Mulroy, ish oficer paramilitar i CIA-s, dhe aktualisht analist i sigurisë kombëtare në kanalin ABC News. “Nëse kemi prova të forta se kjo po bëhet dhe forcat tona po vriten, dorezat duhet të bien në dysheme”, tha ai./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Lajme të tjera

Web TV