Aleksandër Meksi bëhet nostalgjik, kujton ditën kur u diplomua si inxhiner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandër Meksi është ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Ai qeverisi vendin duke filluar nga data 13 prill 1992 deri më 11 mars 1997.

I diplomuar për inxhinieri ndërtimi, Meksi duket se sot kur regjistrohen plot 60 vjet nga ajo ditë është bërë paksa nostalgjik.

Këtë datë historike për karrierën e tij profesori i inxhinierisë e ka kujtuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook të cilën e shoqëron me një foto nga rinia e tij.

“Si sot 60 vite më parë 30 qershor 1960 mbarova studimet e larta dhe u diplomova inxhinier ndërtimi në Degën e Ndërtimit të Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës”, shkruan Meksi/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV