Fieri është bërë së fundmi vatër e re e infeksionit nga COVID-19. Kanë rezultuar 2 raste të reja pozitive nga virusi dhe njeri prej rasteve është një djalë i ri në moshë.
Një prej rast është regjistruar në Seman ku pas marrjes së tamponit dhe shqetësimeve që kapatur i riu ka rezultuar pozitiv pas ekzaminimeve të nevojshme.
Ndërkohë një tjetër rast është regjistruar në qytetin e Patosit, e prekura është një grua për të cilën ende nuk ka asnjë informacion se si mund të jetë infektuar.
Janë në gjurmim të gjitha rastet e kontakteve të tyre për të kuptuar nëse ka të tjerë të infektuar apo jo. /Ra.My. Fjala.al/