Nuk ka shtyrje as anulim: MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet, me apo pa spektator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet më 30 gusht në Qendrën Barclays të Brooklyn, nuk do të ketë asnjë shtyrje, edhe pse në sallë do të ketë shumë pak spektatorë apo edhe pa spektatorë fare, për shkak të pandemisë dhe sido që të jetë situata deri në fund të gushtit.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuoama bëri publik vendimin e tij. Politikani 62 vjeçar shpjegoi se vendosi të lejojë mbajtjen e këtij eventi të rëndësishëm për botën e showbizit dhe të gjithë industrinë e muzikës vetëm me kushtin që të ndiqen udhëzimet e sigurisë, përfshirë këtu audiencë të limituar apo pa audiencë fare.

Njoftimi erdhi fill pasi ceremonia e çmimeve BET Awards 2020 u mbajt virtualisht e u transmetua në rrjetin televiziv CBS, për herë të parë në histori. Kjo do të jetë hera e parë që ceremonia e çmimeve MTV Video Music Awards do të mbahet në qendrën Barclays që prej vitit 2013.

Prej javësh, organizatorët e eventit janë takuar me zyrtarë të qeverisë dhe autoritetet shëndetësore, për mënyrën më të sigurt për të organizuar mbrëmjen më të rëndësishme të botës së muzikës për këtë vit.

Vitin e shkuar, MTV Video Music Awards u mbajt në Prudential Par në New York,New Jersey, ku Taylor Swift triumfoi me çmimin “Video e vitit 2019” me videoklipin e këngës “You Need To Calm Down”. Ndërkohë që New York pritet të hyjë në fazën e 3 të rihapjes pas pandemisë Covod-19, më 6 korrik./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ç’ndodhi gjatë natës? Egli dhe Gjesti shkëmbejnë puthjen e parë në buzë?

Teksa Egli e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Gjestit, ky i fundit ka thënë se nuk ushqen ndjenja ndaj...

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Nga Kreshnik Spahiu Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos të votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA ka shkuar...

Real Madridi shpërthen, i drejton letër Federatës së Futbollit në Spanjë

E hënë historike. Klubi i Real Madridit ka bërë publik tekstin që i ka dërguar RFEF-së, duke shfrytëzuar arbitrimin e Cornellà... dhe kundër të...

Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u...

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa...

Lajme të tjera

Web TV