Shtyhet gjyqi për protestën e Astirit/Balliu: Ndryshojnë prokuror për të penguar gjykimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet sërish gjyqi i ish-deputetit Klevis Balliu pasi ndërrohet prokurori i çështjes.

Balliu është shprehur për mediat se prokurori I çështjes është ndërruar qëllimisht për të shtyrë seancën gjyqësore.

Kjo gjë sipas ish-deputetit bëhet vetëm për ti bërë presion përfaqësuesve të opozitë dhe banorëve që të mos flasin ndërkohë që ende edhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë aferë korruptive.

”Në Gjykata pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, afera korruptive e Unazës doli, në Gjykata mbeten banorët dhe përfaqësuesit e opozitës. Nuk futen në burgje ata që vjedhin, por banorët. Për procesin duhet të pyesni Prokurorinë. Duan të mbajnë në presion banorët dhe opozitën.

Qëllimisht ndërruan prokurorin për të shtyrë seancën. Policia nuk është gjyq apo prokurori, Policia thjesht njoftohet për protestën. Kemi të bëjmë me sistem hajdutërie. Qytetarëve që mos flasin i bëhet presion që do të futen në burg. 2 vite e gjysmë s’ka një të arrestuar për paratë e vjedhura. Ajo çfarë ka rënëdsi është se sistemi i drejtësisë mbron vjedhjen. Mafiozët dhe kjo qeveri hajdute e kapur me presh në dorë. Kemi limite për qytetarët, për median, por jo për qeevrinë. Sa më shumë të limitohet qytetari, aq më pak drejtësi do të ketë.

Zgjedhjet po trokasin, dhe të jeni të bindur që do i fitojmë që të largojmë këtë bandë kriminale.”- tha Balliu. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Rriten shpenzimet familjare, qendra e studimeve ALTAX publikon shifrat

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar. Një...

Kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-gjyqtarja Fetahu mbetet në burg

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli. Ish-magjistratja pretendoi një masë më...

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme...

“Roskoveci është burrë i bërë nga një grua”, Rama: Jam futur në konflikt me burrat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar...

Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për...

Lajme të tjera

Web TV