Kriza jep efekte te Dortmund, paga të reduktuara për të gjithë vitin 2020

Lojtarët ranë dakord njëzëri që të marrin më pak gjatë krizës me koronavirusin, që të mund të ndihmojnë klubin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia që po kërcënon globin, e pashmangshmërisht edhe futbollin, po jep efekt në financat edhe të klubeve të njohura. Futbollisët e Borussia Dortmund do tëheqin dorë nga një pjesë e pagave deri në fund të vitit 2020.

Këtë e paralajmëroi shefi ekzekutiv i klubit Hans-Joachim Watzke. Lojtarët ranë dakord njëzëri që të marrin më pak gjatë krizës me koronavirusin, që të mund të ndihmojnë klubin, ndërsa Watzke shtoi se skema do të vazhdohet deri për vitin e ri.

Kjo do të thotë se çdo lojtar do të marrë rreth 20 për qind më pak nga ajo që e ka nënshkruar edhe për gjashtë muaj. Borussia publikoi një parashikim me humbje prej 45 milion euro si rezultat i pandemisë. Watzke, gjithashtu tha se nuk do të vendosen qëllime specifike për ekipin gjatë sezonit 2020/21.

Para një viti hierarkia drejtuese, theksoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta zbritur Bayern nga maja e Bundesligës, por në fund verdhezinjtë përfunduan në vendin e dytë sërish – 13 pikë pas bavarezëve.

Të fundit

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

Lajme të tjera

Web TV