Dialogu me Serbinë/Raportuesja për Kosovën në PE: Shpresojmë në një marrëveshjeje në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të finalizohet me një marrëveshje për njohje reciproke në vjeshtë.

Me anë të një videomesazhi, ajo nënvizoi faktin se synimi i paraprin një konferencë në Paris ndërmjet të dyja palëve, me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Cramon tha se mes takimeve që ka zhvilluar i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe pasi blloku evropian të marrë drejtimin, procesi ka gjasa të shkojë përpara.

Hapi i ardhshëm, dhe më i rëndësishëm, do të jetë mbajtja e një konference në Paris, e iniciuar dhe organizuar nga presidenti (francez, Emanuel) Macron dhe më pas natyrisht, pritjet janë që më në fund do të mund të shohim arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke përgjatë vjeshtës. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë me të dyja palët për të arritur këtë rezultat të suksesshëm, deri në fund të këtij viti”

Kujtojmë se dialogu mes këtyre dy shteteve është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili i hoqi masat.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Lajme të tjera

Web TV