Amnistia e shtëpive, afat deri në fundvit për aplikimet/Ja kur pritet miratimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amnistia për rivlerësimin e shtëpive përkundrejt një detyrimi tatimor 3% shtyhet deri në fund të këtij viti.

Nisma ligjore për shtyrjen e afatit është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

“BIRN” shkruan se qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për efekt të tatimit mbi fitimet kapitale, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe për këtë arsye, ka propozuar në Parlament shtyrjen e afatit për këtë falje fiskale deri më 31 dhjetor 2020.

Shqiptarët që duan të shmangin tatimin mbi fitimet kapitale për pronat e tyre në rast se i shesin në të ardhmen, do të kenë mundësi të aplikojnë për tarifën e reduktuar në masën 3 % deri më 31 dhjetor të këtij viti, falë një shtyrjeje të afatit të propozuar nga qeveria.

Këshilli i Ministrave dorëzoi së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për ndryshime në ligjin 90/2019 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”, në të cilin kërkohet që afati i zbatimit të këtij ligji të jetë fundi i këtij viti dhe jo 30 shtatori, siç ishte më parë.

Në relacionin shoqërues qeveria thotë se deri më tani ka marrë kërkesa për rivlerësim të 19 mijë pronave, shumica dërrmuese e të cilave janë dorëzuar para fillimit të pandemisë në mes të majit mars. “…situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësim”, shkruhet në relacion ku argumentohet kërkesa për shtyrje. Shqiptarët paguajnë që nga viti 2009 tatim mbi fitimin ose mbi të ardhurat personale në masën 15 % të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një prone të paluajtshme, shkruan panorama.

Lexo edhe :  Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Ky lloj tatimi u vendos në Shqipëri si pjesë e paketës së taksës së sheshtë dhe shkaktoi telashe të shumta për shqiptarët, për shkak se shumica e pronave në vend nuk kanë një histori shitblerjeje dhe, rrjedhimisht, në shumë raste tatimi 15 % mbi fitimin kthehet në tatim mbi të gjithë vlerën e shitjes. Pasi u zbatua për herë të parë në vitin 2009, ky tatim në praktikë bllokoi shit-blerjen e pronave të patundshme për shumë muaj.

Duke reflektuar mbi problemin, qeveria e atëhershme vendosi të bëjë një proces rivlerësimi në vitin 2011, në të cilin shqiptarët aplikonin për të caktuar një çmim tregu për pronat e tyre, duke paguar një tatim të barabartë me 1 % të vlerës së pronës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 24 mijë shqiptarë aplikuan për rivlerësimin e pronave me vlerë totale prej 930 milionë eurosh në vitin 2011 pasuar nga 46 mijë aplikime në vitin 2012 dhe 25 mijë në vitin 2013. Qeveria aktuale ndërmori një fushatë tjetër në vitin 2016 për një valë tjetër rivlerësimesh, si dhe një fushatë të katërt që po zbatohet aktualisht.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kush janë 3 vendet e mundshme që po diskutohen për zhvendosjen e palestinezëve

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes,...

Ilir Meta në burg, Partia e Lirisë drejt zhdukjes

Nëse shqiptarët do të ishin sot para kutive të votimit, atëherë forca politike e cila do të udhëhiqte zgjedhjet do të ishte Partia Socialiste. Ky...

Pas SHBA, edhe Argjentina tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të “ndryshimeve të...

“Nuk e mendoja kurrë që…”- Vdekja tragjike e Liam Payne, thyen heshtjen partnerja e tij

“Nuk do të isha larguar kurrë nga Argjentina nëse do ta dija që ai do të vdiste”, kështu është shprehur e dashura e Liam...

Rritet çmimi i vezëve! Hajdutët vjedhin 10 mijë të tilla nga një rimorkio

Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka sjellë një rritje çmimi të vezëve për shkak të mungesës së tyre në treg. Çmimi mesatar për...

Lajme të tjera

Web TV