Milot-Fier/Balluku: S’garantojmë më shumë se 118 milionë € për gjithë veprën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërësisht si një investim privat, por me një formulë të re”

Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila nënvizoi faktin se procedura e prokurimit parashikon që kompania private të hartojë projektin inxhinierik të rrugës, por se nuk do të ketë shpërblim të kompanisë që bën projektin me pikë bonus në garë.

Fituesi i kësaj gare fillimisht duhet të bëj projektin e detajuar më pas duhet të bëj ndërtimin e të gjitha segmenteve më pas operimin dhe pas 35 vjetësh transferimin sërish tek shteti dhe janë të gjithë të barabartë, pra askush nuk do marri bonus.

Balluku sqaron më tej se në asnjë rast, qeveria nuk do të garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro, për trafikun e munguar.

Nëse ndodh skenari negativ, ku nuk do të ketë një fluks prej 32 mijë makinash në vit, kompania nuk do të marrë më shumë se 118 milionë euro gjithsej dhe kjo shumë e shtrirë në 16 vjet.

“Kur kemi skenarin negativ dhe ky numër nuk arrihet shteti shqiptar duhet t’i mbulojë diferencën me 10% të investimit e shtrirë kjo, shumë e rëndësishme, në 16 vitet e para të kontratës. Ky 10% është tavani mbi të cilin ne nuk pranojmë ofertat e garuesve.”

Gjatë një interviste në Klan, Balluku shtoi se aksi i ri do të ndërtojë nga e para 53 kilometra nga Miloti në Lekaj dhe 63 kilometra do të jenë zgjerim i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë e deri në hyrje të By Pass-it të Fierit.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi “shpall” kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

Rruga që do të kalojë te gjurma e vjetër do të zgjerohet dhe do të krijohen rrugë të reja dytësore, vepra arti dhe tunele, tha ministria.

“Do të ketë edhe urat e saj, disa tunele edhe mbikalime, nënkalime, nyje të rëndësishme të cilat lidhin akse të tjera me këtë rrugë qendrore.

Pagesa për të përshkuar rrugën, të plotë do të jetë 7.5 euro, ose 1 mijë lekë të rinj, shtoi ajo

“Qytetari duhet të zgjedh nëse do të marr rrugën e shpejtësisë duke paguar apo do të marr një rrugë nacionale e një cilësie të shkëlqyer, por që ka një shpejtësi më të ulët.”

Balluku interesit të gazetarëve i përgjigje duke thënë se konsulenti për tenderin është një kompani që është përzgjedhur si asistente në këtë projekt nga Bashkimi Europian, ndërsa shton se çdokush e zgjedh vetë rrugën se si kërkon të bëjë politikë: disa me prishje, e disa me ndërtime.

“Korridori Blu ka qenë një ëndërr dhe do vazhdoj të jetë për shqiptarët deri në momentin e realizimit. Ne sot kemi nisur realizimin e kësaj ëndrre.”

Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfundon në vitin 2024, ndërsa aksi i plotë do të jetë gati në vitin 2026.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV