Pas kërcënimeve të Iranit, rritet siguria në kampin e muxhahedinëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një ditë më parë, lideri suprem i Iranit Ali Khamenei na kërcënoi dhe për këtë ngjarje reaguan të gjitha institucionet shqiptare.

Përveç deklaratave të drejtuesve të shtetit, janë ndërmarrë dhe masa konkrete pë të rritur sigurinë e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri.

Është shtuar vigjilenca dhe siguria përreth kampit ku strehohen anëtarët e MEK, në Manëz. Numri i rojeve private është rritur, si dhe patrulla të policisë qëndrojnë aty 24 orë.

Gjithsesi, kampi i muxhahedinëve duket i qetë. Banorët e kampit pohojnë se po ndjekin shpresëplotë zhvillimet në Iran.

Drejtori i zyrës së shtypit të MEK e përshëndet vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani më 3 Janar.

“Ai ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të kohës sonë dhe besoj se ajo çfarë ndodhi është mirëpritur nga njerëzit e Iranit dhe të rajonit”, thotë Shahriar Kia.

“Ishte sulm ndaj terrorizmit, kjo është pozitive. Ne gjithmonë kemi shpresë për të ardhmen e Iranit. Shqipëria nuk është e përjashtuar nga vendet e tjera prej sulmeve terroriste. Por jo në mënyrë specifike, pra nuk mendoj se ka ndonjë rrezik konkret për Shqipërinë”.

Prej 6 vitesh në kampin e Manzës janë të strehuar rreth 3000 muxhahedinë, kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve në Iran.

Në Shqipëri ndjehen të sigurt, por regjimi i Iranit mbetet për ta një rrezik.

“Ne kemi qenë gjithmonë të kërcënuar nga regjimi iranian jo vetëm në Shqipëri, dhe për sa kohë regjimi iranian vazhdon aktivitetin e tij terrorist, kërcënimet do të jenë gjithmonë të pranishme”.

E përjashton faktin se Shqipëria mund të kërcënohet nga Irani. /Fjala.al

Të fundit

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Lajme të tjera

Web TV