Në Teksas mbajtja e maskës është e detyrueshme në vendet publike.
Këtë ka deklaruar Guvernatori republikan i Teksasit, pasi rastet me koronavirus po shpërthejnë.
“Ne mund të mbajmë kompanitë e hapura dhe të zhvillojmë ekonominë tonë me qëllim që populli i Teksasit të mund të vazhdojë të sigurojë jetesën, por kjo kërkon që secili prej nesh të luajë rolin tonë në mbrojtjen e njëri-tjetrit, që do të thotë të mbulojmë fytyrat tona në hapësirat publike”, theksoi në një deklaratë Greg Abbott, një aleat i presidentit Donald Trump.
Ky dekret ju jep zyrtrëve lokalë fuqinë për të ndaluar mbledhje të caktuara për më shumë se 10 persona jashtë.
Teksasi është një nga shtetet që ka rihapur ekonominë e tij në fillim të majit, një proces i lehtësimit të kufizimeve, ndërprerë të enjten e kaluar.
Vetëm ditën e djeshme në Teksas janë raportuar rreth 8 mijë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 175 977 raste bilancin total dhe 2 525 të vdekur qysh në fillimet e pandemisë./Fjala.al/Ke.Ba