Flet shefja e Infektivit të Pediatrisë, ja si është gjendja shëndetësore e foshnjës dy muajsh të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeogjina Kuli, shefja e Infektivit të Pediatrisë ka folur rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës së infektuar me koronavirus.

Mjekja Kuli tha se gjendja shëndetësore e tij deri më tani paraqitet e stabilizuar dhe nuk ka vështirësi në frymëmarrje. Ndërkohë bëri me dije se së bashku me foshnjën, trajtim spitalor është duke marrë edhe nëna e tij.

“Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët. Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lehtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione. Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjës që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shenja të vështirësisë në frymëmarrje. Uroj të mbetet deri në fund kështu,“-u shpreh ajo./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Lajme të tjera

Web TV