“Nëndetësja blu”, Dinamo, “del mbi ujë”/ Luhen sot takimet e mbetura të Kategorisë së Parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besëlidhja mban gjallë shpresën për “play-off”-in e vendeve të dyta, që më pas të çon në “play-off”-in e Superiores. Në krahun tjetër, “nëndetësja blu”, Dinamo, “del mbi ujë”, zhytet Veleçiku, Devolli, Turbina e Cërrikut dhe Elbasani, një betejë 3-she për mbijetesën. Janë luajtur të shtunën 7 ndeshjet e radhës në kuadër të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, nga të cilat dy ishin 2 ndeshjet e zonës së “play-off”-it në Grupin A dhe 5 ndeshjet e “play-out”-it në Grupin A dhe B.

Kastrioti, i cili e kiste siguruar më herët ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, u mposht nga Korabi me rezultatin 2-3. Kurse në takimin tjetër të zonës së “play-off”-it të Grupit të Veriut, Besëlidhja fitoi ndaj Erzenit me shifrat 1-2 në fushën e shijakasve. Krutanët vijojnë të kryesojnë në kuotën e 44 pikëve, 9 më tepër sesa lezhjanët, të cilët ndiqen nga prapa nga Korabi, që ka 32 pikë. Këto dy skuadra po vijojnë betejën për vendin e dytë, por Besëlidhja duket më e favorizuar.

Ndërkaq, në skajin tjetër të renditjes, në zonën e “play-out”-it të 2 grupeve, vlen të theksohet fitorja  e Dinamos dhe Elbasanit, dy skuadra që luftojnë të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë, të cilat mposhtën minimalisht Egnatian dhe Orikun. Por ndërkohë që për blutë kryeqytetas fitorja kishte rëndësi jetike në grupin A, sepse, i ngjiti, për herë të parë, në vendin e 8-të dhe jashtë zonës së rënies nga Kategoria, ndërsa Veleçiku i Koplikut zbriti në vendin e 9-të, pas humbjes 2-3 në shtëpi me Tërbunin e Pukës.

Në grupin B, Devolli, Turbina e Cërrikut dhe Elbasani janë përfshirë tanimë në një betejë 3-she për mbijetesën. Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë.

Lexo edhe :  Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Dhe, si i tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30. Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1  takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon, që duhet theksuar se skuadra e trajnerit Ilir Gjyka mund të kishte marrë më tepër.ka.ta/Fjala.al/

KATEGORIA E PARË

Faza e 3-të:

“Play-off”:

Grupi A

Të shtunën, 4 korrik 2020:

Erzeni – Besëlidhja 1-2

Shënues: Xhixhua 69’ / Koleci 7′, Hoxha 49′

Kastrioti – Korabi  2-3

Shënues: Raza 56′, Gjinaj 85’ / Prendi 37‘, 64’, Mziu 88′

 

Grupi B

Të dielën, 5 korrik 2020:

Pogradeci – Besa      (17:30)

Lushnja – Apolonia   (17:30)

 

“Play-out” 

Grupi A

Të shtunën, 4 korrik 2020:

Dinamo – Egnatia  1-0

Shënues: Reçi 62′

Veleçiku Koplik – Tërbuni Pukë   2-3

Shënues: Smajli 15′ Marinaj 31’ / Hasa 26′, Fejzaj 43′, Myslimi 70′

 

Grupi B

Turbina Cërrik – Devolli  1-0

Shënues: Koldashi 45′ (11-m.)

Shënkolli – Iliria Fushë-Krujë 2-3

Shënues: Zhuga 54′, Danaj 87’ / Pasha 15′, Doçi 57′, 90’+2

Elbasani – Oriku 1-0

Shënues: Duka 68′

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV