“Shoh grumbullime jashtëzakonisht të mëdha”/ Mesazhi i mjekut: Distancohuni nga ambiente ku ka shumë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Distancohuni sa më shumë nga ambiente ku ka shumë njerëz, nga ambiente ku riskojnë veten e tyre, riskojnë prinderit e tjerë, riskojnë personelin, riskojnë nënat që sapo kanë lindur.”

Ky është apeli i mjekut të maternitetit “Koço Gliozheni”, prof. Astrit Bimbashi që iu drejton qytetarëve. Bimbashi iu kërkon qytetarëve për zbatimin e masave anti-Covid dhe protokollet e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Ne jemi në spital dhe në spital ne duhet të mbrojmë veten, duhet të mbrojmë nenat, bebet e sapolindura. Të vazhdojmë të zbatojmë masat që ka aplikuar Ministria e Shëndetësisë, të zbatojmë protokollet e saj. Na duhet të themi që njerëzit që vijnë në spital, megjithese ne mundohemi të mos i lejojmë pavarësisht se për babain është një zgjidhje jo fortë e mirë nga pikpamja Sociale, por grumbullimet e njerëzve që janë jashtë spitalit janë po aq të rrezikshme sa çdo lloj grumbullimi tjetër kudo qoftë. I ftoj të gjithë të distancohen sa më shumë nga ambiente ku ka shumë njerëz, nga ambiente ku riskojnë veten e tyre, riskojnë prinderit e tjerë, riskojnë personelin, riskojnë nënat që sapo kanë lindur.

Shoh grumbullime nëpër klube, restorante, nëpër pazare, jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë afër njëri-tjetrit, dua t’ju them qytetarëve që riskojnë në radhë të parë prinderit, fëmijët dhe vetveten e tyre. Por mosha e tretë dhe e katërt riskojnë jashtëzakonisht shumë, siç e keni parë tashmë në gjithë botën.” thotë mjeku prof. Astrit Bimbashi.

Mesazhin e tij e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila bën edhe një herë apel:

“Respektoni distancën 1.5 metër.
Vendosni maskë në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruani dot distancën fizike.
Mbani higjienën personale dhe kolektive”

/En.Br./Fjala.al

Lexo edhe :  Rënia e Euros thyen rekorde të reja, monedha europiane pranë kufirit të 97 lekëve

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV