“Nëna i futi në këtë rrugë”, rrëfehet xhaxhai i Anisa dhe Blerta Josifit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditët e fundit në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë ka reaguar edhe xhaxhi i tyre.

Dhimitraq Paskali ka dhënë dëshminë e tij në emisionin “Me zemër të hapur” ku shprehet se e ka shume të veshtirë të flas dhe se është shumë I rënduar psikologjikisht.

Ai është shprehur se ka qënë nëna e tyre që i ka futur në këtë rrugë dhe se për zbardhjen e ngjarjes do ti lërë cdo gjë autoriteteve për të zbuluar ata që e kanë shtyrë familjen Josifi drejt aktit të vetëflijimit.

Ndërkohë që për vajzën tjetër të familjes e cila i mbijetoi këtij akti makabër, Blertën, thotë se është në gjendje më të mirë shëndetësore por vazhdon të ketë të njëjtin botëkuptim.

“Kemi bërë një marrëveshje me ju që të mos flas për ato. Vëllai ka 15-16 vite që ka ndërruar jetë. Unë kam pasur kontakte në atë kohë dhe këtë kohë përveç 2 vite e gjysmë tani në fund. Edhe me vëllain dhe me kunatën dhe me vajzat. Bashkë me kunatin kemi qenë në kontakt për t’i ndihmuar. Të merret drejtësia, ta zgjidhë.

Kam disa kërkesa për vajzën që po mbijeton me shpirt ndër dhëmbë. Gjendja është e përmirësuar në krahasim me ditën e parë që e shtruam, falë doktorëve. Ka filluar të bisedojë, të lëvizë, krahët, këmbët, është ngritur ulur. Ka filluar të hajë dhe është në përmirësim. mos më ashtu se do prish emisionin…Po më fut në emocione të rënda.

Unë di që se çfarë ka thënë vajza aty por meqenëse po merret shefi i krimeve nuk dua të futem në pjesë. Jam ish-ushtarak dhe dua t’ia lë drejtësisë dhe t’i godasë ashpër ata që i futën në këtë rrugë. Në këtë rrugë i ka futur nëna e tyre. Tani po shikoj dhe këtë të Blertës dhe e shikoj që për nënën ka pasur debulesë dhe nuk po thotë gjë për të. Ajo i futi në këtë rrugë por tani është bërë për rahmet.

Blerta është mirë nga ana mendore mirëpo…Tani po ha.
Do ishte mirë të mos e kisha parë atë darkë. Në urgjencë e kam takuar. Tani është jashtë rrezikut, është në përmirësim, çdo ditë, kështu na kanë thënë. Botëkuptimi ishte më i vështiri. Unë bëj muhabet, gruaja ime, nusja e dajës së tyre bëjmë biseda me kujdes në bazë të porosive të psikologes dhe doktorit.

Tani është shpejt të dalësh në konkluzion por ajo që vë re unë është se ajo nuk ka hequr dorë nga botëkuptimi që ka pasur. Është e ndërgjegjshme për çfarë ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim por nuk e ka nxjerrë akoma. Është e dobët. Blerta ka mbaruar inxhinieri elektronike në Tiranë”, tha xhaxhai. /Ra.My. Fjala.al./

Lexo edhe :  Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

 

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV