Shtimi i rasteve/Meta: Nëse do të jetë e nevojshme do të thërras sërish Këshillin e Sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me shtimin e rasteve si të infektuar me COVID-19 në një konferencë me gazetarët në ambientet e Presidencës.

Meta ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkojë një tjetëe mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën e krijuar nga pandemia.

Ndër të tjera Presidenti ka deklaruar se ka kërkuar një takim me Ministren e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu duke iu kërkuar edhe qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes dhe të jenë të kujdesshëm.

 

“Janë zhvilluar disa mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare dhe padyshim dhe në të ardhmen nëse do të duhet. Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti. por çdo qytetar duhet të sillet vetë në mënyrë më të përgjegjshme, të kujdesshme për jetën e tij, të familjarëve, miqve kudo që jeton e punon pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë një përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon të hapemi as me vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë. Duhet më shumë transparencë, profesionalizëm dhe masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor i cili është në vijën e parë të përballjes me këtë pandemi”, deklaroi Meta. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV