Rindërtimi/Rama inspekton punimet në Thumanë: Banesat do të ndërtohen me standarte të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar sot në Thumanë për të inspektuar punimet që po behen për banesat e reja.

Thumana ishte qëndra e tërmetit që goditi vendin tonë në nëntor të vitit të kaluar  dhe nga atje Rama është shprehur se banesat e reja do të ndërtohen me standarte të larta.

“Kantieri i infrastrukturës do të garantojë që banesat e reja të ngrihen mbi një sistem ujësjellësi, kanalizimesh, ndriçimi e rrjeti rrugor të standardeve më të larta” është shprehur Kryeministri.

Ndërkohë që është përmbyllur edhe procedura e garës për rindertimin e shtëpive.

Postimi i Ramës

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

RINDËRTOJMË BASHKË

Thumanë – Kantieri i infrastrukturës do të garantojë që banesat e reja të ngrihen mbi një sistem ujësjellësi, kanalizimesh, ndriçimi e rrjeti rrugor të standardeve më të larta

Ndërkohë është përmbyllur procedura e garës së rindërtimit të shtëpive dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për firmosjen e marrëveshjeve me kompanitë, që do të angazhohen me ndërtimin e lagjeve të reja, si kjo e Thumanës, ku do të kombinohen banesat individuale e kolektive, ashtu edhe ndërtimin e shtëpive të tjera, në çdo pikë ku tërmeti i 26 nëntorit rrënoi shtëpitë e vjetra.    /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Kosovë/ Qeveria miraton rritjen e pensioneve për kategoritë e luftës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta...

BE: Sanksionet ndaj Sirisë mund të lehtësohen në varësi të përparimit që bëhet

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se unioni mund të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë në varësi të përparimit që bëhet. “Në Romë mora...

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit ndaj tij

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten kërkesën Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga...

Shpërthen gripi në Gjermani, regjistrohen 40 viktima

Instituti gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI...

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive Florenc Çapias, zbardhet lista

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin...

Lajme të tjera

Web TV