“Bibla e dënon vetëvrasjen”, reagon kreu i Kishës Ungjillore: Nuk kanë qënë pjesë e jona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur disa ditë me parë në Kombinat ku u vetflijuan nënë e bijë dhe aludimeve se këto të fundit kanë qënë pjesë e Kishës Ungjëllore ka reaguar kreu i kishës ungjillore, Ylli Doçi.

“Bibla e dënon vetëvrasjen!” Kështu deklaroi një kreu i kishës ungjillore, Ylli Doçi, në Tiranë, duke dalë me deklaratë pas vetëflijimit të 56-vjeçares Zhaneta Josifi dhe vajzës së saj Anisa Josifi 30 vjeçe, teksa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, ndodhet në spitalin psikiatrik në kurim.

Ai mohoi që pjesëtaret e familjes Josifi të kenë qenë pjesë e vëllazërisë ungjillore.

Bazuar në dëshminë e të mbijetuarës së vetme, Blerta Josifi, rezulton se nëna dhe dy vajzat e saj kishin qenë fillimisht pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, por se ishin shkëputur më tej, për tu bashkuar me kishën ungjillore, të cilën duket se nuk e frekuentonin kohëve të fundit.

Në dëshminë e saj Blerta është shprehur, “Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur ishte teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se një muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente  në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrezua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën. Gjithçka mami e ka mbajtur shënim, për të mos ngatërruar  ritin fetar”. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

Lajme të tjera

Web TV