Manastirliu thirrje qytetarëve: Jemi në luftë të përditshme, respektoni masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ditën e sotme u humb një betejë, teksa përmendi ndarjen nga jeta të mjekut në Qendrën Shëndetësore në Pukë, si pasojë e koronavirusit.

Manastirliu pohoi se ndodhemi në luftë të përditshme dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm e të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19.

Ajo theksoi se situata është shumë serioze!

“Sot kemi humbur një betejë pasi mjeku i Qendrës Shëndetësore në Pukë humbi betejën me koronavirusin.

Duhet të tregojmë se dimë t’i përdorim armët në këtë luftë. Strategjia është e qartë, komponenti kyç mbetet rritja e kapaciteteve.

Po vijojmë me testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve.

Ndërgjegjësimin e qytetarëve. Shohim që ka shumë raste që protokollet nuk zbatohen.

Kemi përgjegjësinë qytetare dhe mesazhi ynë duhet të shkojë tek të gjithë”, tha Manastirliu.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë...

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Lajme të tjera

Web TV