Mëngjesin e kësaj të hëne në portalin “Fjala.al” u publikuan fakte nga hulumtimi serioz i Auron Tares mbi dy emra të njohur të letërsisë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi.
Sipas studiuesit Tare, Martin Camaj ishte pjesë e Sigurimit dhe i UDB-së, kurse Ernest Koliqi, i italianeve, i gjermaneve dhe i një sërë agjenturash të tjera. Tare thotë se dokumentacioni origjinal i arkivave vërteton katërcipërisht se Koliqi dhe Camaj ishin për një kohë të gjatë në shërbim të inteligjencës së huaj.
Menjëherë pas publikimit kanë reaguar Parid Turdiu dhe Ardian Ndreca, të cilët shprehin mendimin e tyre mbi studimin e bërë nga Tare.
Turdiu në rrjetin social shkruan se Tare ka bërë një hulumtim serioz arkivial jo letrar, por nuk arrijnë të kuptojë pse ngazëllyer tepër Ardian Ndreca, pasi ky i fundit studimin mbi dy emrat e njohur të letërsisë e quan dashakeqësi.
Postimi i plotë Parid Turdiu
Auron Tare ka kërkuar në arkivat e Sigurimit dhe te CIA dhe ka zbuluar fakte se Martin Camaj ishte i Sigurimit dhe i UDB, kurse Koliqi, i italianeve (qe dihej), i gjermaneve dhe i një sërë agjenturash të tjera.
Me duket se “te pastër” ishin vetëm nga familjet e mia (Ramazan dhe Faik Turdiu, Arshi Pipa, etj.)
Ata qe nuk janë spiuna nuk kane katapulte qe t’i ngreje dhe ngelen me forcat e veta.
E lexova shkrimin e Tares dhe m’u duk hulumtim serioz (arkivial, jo letrar). Pse eksitohet Adrian Ndreca?
Postimi i plotë Adrian Ndreca
“Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist”.
Bo.Ba/fjala.al