Tiranë/Kryemadhi takim me gratë dhe vajzat: Në fokus fuqizimi juaj ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e njësisë nr.7 në Tiranë. Ajo shoqërohej nga ish- deputetet Erisa Xhixho dhe Klajda Gjosha.

Kryemadhi ka thënë se në qendër të programit të LSI është fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave nëpërmjet mundësive për punësim, trajnim, mbështetje në sipërmarrje.

Sipas saj keqqeverisja ka prekur thellë gratë dhe familjet e tyre prandaj zëri i tyre do të përkthehet në udhërrëfyesin e programit të LSI.

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë . Përmes...

Protesta e opozitës, Kikia: Berisha konfirmoi se Meta do të jetë në listën e sigurt të PD

Mbështetësit e opozitës tubuan të shtunën para Kryeministrisë, bashkë me liderët e partive kryesore në pakicë parlamentare, për të denoncuar e përsëritur deklaratat e...

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Lajme të tjera

Web TV