Pandemia/ Shifra të frikshme në Kosovë, shënohet rekord i ri në rastet ditore me virus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e pandemisë në Kosovë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Për 24 orët e fundit janë konfirmuar 214 raste të reja me COVID-19 nga 413 teste të realizuara. Kjo është shifra më e lartë e rasteve të reja ditore me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

IKSHPK raporton se rastet e reja janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Në total numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 4100 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 60 pacientë të tjerë duke e çuar në 2063 numrin total të të shëruarve, ndërsa 1.951 pacientë të tjerë janë aktualisht aktivë.

Kosova ka regjistruar gjithsej dhe 86 viktima nga COVID-19 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV