“Shqipëria mbetet njollë në ndërgjegjen e Hollivudit!”, Rama mesazh për holokaustin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke kujtuar aktet e pabesueshme dhe episodet fantastike të mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri, ka thënë se mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit, që nuk ka bërë ende kryevepër duke u bazuar në histori të vërteta që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Historia e hebrenjve tek ne është mahnitëse, një marrëdhënie që daton në shekullin e dytë pas erës sonë, kur për herë të parë hebrenjtë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekujt 15 e 16 kur ata u rishfaqën dhe instaluan në pika të ndryshme. Çudi e madhe, që mbetet për tu eksploruar dhe kuptuar më mirë deri në fund”, tha Rama, gjatë ceremonisë së për përurimin e memorialit të Holokaustit.

Më tej ai shtoi se, “E dyta që vlen të kujtohet është se përpara Luftës së Dytë Botërore, përpara sesa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe më mbresëlënëse të shpëtimit dhe mbrojtje të hebrenjve, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar Shabatin, që do të thotë se të gjithë qytetarët që i përkisnin popullit hebre kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk kishte të drejtë që për këtë tu ndërpriste shpërblimin për punën”.

Rama shprehet i bindur se Shqipëria me episodet e personazhet, momentet epike të përpjekjes së njerëzve të drejtë që botërisht ndihmuan hebrenjtë, mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit që ka prodhuar disa kryevepra lidhur me këtë epokë, por që me siguri do të kishte prodhuar shumë më tepër kryevepra edhe më të pabesueshme nëse do të ishte referuar ndaj episodeve të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri.

Lexo edhe :  A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Rama kujtoi gjithashtu se “Janë realitet nga më të mahnitshmet që nga udhëtimi me kuaj i një familjeje e cila për 24 orë transportoi 17 hebrenj, familja Biçaku, në momentet e ndërrimit të pushtuesve, pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe okupimit nga Gjermania naziste, apo familjes Myrto në Kavajë, që deri në fund i qëndroi besnik mikut hebre që kishte marrë në mbrojtje duke sakrifikuar njërin prej familjarëve, vëllain e mikpritësit që u mor në kampin e Mathauzenit dhe nuk u kthye më prej andej”

Pra vijon Rama “jeta e vëllait nga gjaku, u bë kurban për të mbrojtur e shpëtuar një vëlla nga zoti me të cilin lidhja ishte thjesht që të dy ishin krijuar si njerëz, apo familja e Nuro Hixhës, një tjetër shumë mahnitëse që i dha strehim katër familjeve hebrenjtë, njëra që dëshmon se në momentin e hapjes së derës dëgjoi nga i zoti i shtëpi fjalët e pabesueshme, por të konfirmuara më pas nga realiteti i mbrojtjes dhe shpëtimit, rrini të qetë asgjë nuk do të ndodhë, nga sot jemi një familje, unë dhe im bir do të përgjigjemi me jetë për ju”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV