Gjuzi ankohet për fjalën, Ruçi: Vendimet i marr unë, për ankesa ka institucione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë të enjte seanca parlamentare ka nisur me pak tension, ku që në fillim të saj, Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të mos ndërhyjë dhe të ndërpresë fjalën e deputetëve, pasi një gjë e tillë solli javën e kaluar, sipas tij, rebelimin në foltore të opozitarëve dhe bojkotin.

“Në seancën e kaluar pati një reagim më të ashpër nga deputetët e opozitës. Ajo që solli atë pështjellim ndërhyrja juaj me forcë, kur n/kryetari i Kuvendit kërkoi të replikojë me kryeministrin. Do ju lutesha që kjo mos të ndodhë”, u shpreh Gjuzi.

Por Gramoz Ruçi u përgjigj duke i thënë se nëse kanë vërejtje të ankohen te institucionet e Kuvendit dhe të kërkojnë mocion mosbesimi kundër tij.

“Vendimet që merr drejtuesi i përcakton rregullorja, kushdo që ka kontestime ka institucione Kuvendi ku mund të ankohen, mund të përdorni të gjitha mekanizmat deri në mocion mosbesimi për kryetarin e Kuvendit”, tha Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV