“Mid’hat Frashëri i aneksuar”, ministrja Shahini në interpelancë: I është dhënë vendi i merituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Artur Rroshi ka kërkuar sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, të cilës i ka adresuar disa pyetje konkrete.

Ai kërkon të dijë se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së mësuesve, librave shkollorë dhe jashtëshkollorë, se çfarë masash janë marrë për zhdukjen e analfabetizmit, si edhe pse disa prej figurave të historisë nuk pasqyrohen siç duhet në librat e shkollës, një prej tyre Mid’hat Frashëri.

“E kërkoj interpelancën si domosdoshmëri për raportin e historisë që ka në libra krahasuar me të vërtetën fatale që nuk e mësojnë dot historinë për shkak të konkurrencës politike, kur ju PS apo PD është në pushtet”,- tha Roshi.

Në përgjigjen e saj, ministrja Besa Shahini u përgjigj se Mid’hat Frashërit i është dhënë vendi i merituar në tekstet mësimore.

“Kjo nuk qëndron, veprimtaria e tij bashkë me imazhin e tij zë vend në disa prej temave në libra. Nuk është lënë anash i është dhënë vendi i merituar mes figurave të tjera historike”.

Në replikë Roshi tha: “Po ju mësoni fëmijëve sërish luftën e klasave. Nuk ka asnjë shkollë me emrin e Mid’hat Frashërit pavarësisht kontributit të tij të paharrueshëm”./Bl.Ba/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV