Rruga e Arbrit/ Balluku: Ju keni ëndrra, detyra jonë t’ua bëjmë realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku për ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, deputeti i PD , Xhelal Mziu tha se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit dhe se sipas tij nuk i plotëson standardet.

“19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose të ministrave për fillimin apo mbarimin e punimeve, por rruga ka ngelur rrugëve. Me rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje…Rruga e parë me PPP që do bëhej do të ishte rruga  e Arbrit dhe të ishte hapi i parë i kësaj qeveria me shpikjen e PPP. Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr për dibranët, bulqizakët sepse as gjysma e asaj rrugë nuk është mbaruar…Ajo nuk plotëson edhe kriteret e lidhjes me një qytet”, tha ai duke shtuar: “Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por u shty dhe në çdo palë zgjedhje shkonin për të parë punimet…”, theksoi ai.

Nga ana e saj ministrja Balluku tha se rruga i ndryshoi jetën qytetarëve të Dibrës.

“U tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme. Por nëse kjo është kaq e rëndësishme se kuptoj përse kërkuesi i interpelancës nuk i ka shtyrë bashkëpartiakët e tij ta bënin këtë rrugë. Kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë. Tani flet për vende punë, ndërkohë që përfaqëson Dibrën. Unë kohet e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama. Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Lexo edhe :  "Pensionet, një peshë shumë e rëndë"/ Rama: Po mendojmë të hedhim një hap para

 

 

Të fundit

Trofeu i Conference League shkon në Greqi, Olympiacos mposht Fiorentinën pas kohës shtesë

Edicioni i tretë i Conference League u fitua nga Olympiacos. Grekët triumfuan në Athinë aty ku mposhtën Fiorentinën vetëm...

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Lajme të tjera

Web TV