Tre javë rresht humbje jete, dita e parë pa viktima prej virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi vazhdon të përhapjet me shpejtësi në qytetet të ndryshme të vendit. Në të gjithë Shqipërinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar sot 82 raste të reja nga rreth 400 tampone që janë realizuar në 24 orë.

Megjithatë një lajm i mirë vjen pas afro tre javësh ku raportoheshin përditë viktima, si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë ndërrim jete.

Ky fakt u bë me dije nga drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, teksa prezantoi raportin ditor.

Nga ana tjetër, situata paraqitet tejet e rënduar në spitalin Infektiv, ku po trajtohen pacientët e infektuar.

Kjo pasi është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, prej tyre 17 në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 të tjerë janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë shënuar në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit...

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një status të publikuar në rrjetet...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Lajme të tjera

Web TV