Shoqata e transportit ndërqytetas: Plotësoni kushtet ose do dalim në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatorët e transportit ndërqytetas  janë shprehur të pa kënaqur me kushtet të cilat po punojnë.

Ata shprehen se kanë vështirësi financiare  për vazhdimin normal të punës pasi shteti u ka premtuar ndihmë por nuk po e marrin.

Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, Kujtim Mema bëri dy kërkësa që sipas tyre janë imediate, të luftohet informaliteti dhe të falet tasksa e bashkisë.

Ndërsa disa të tjerë  shprehen se situatën mund ta lehtësojë ulja e TVSH-së në 6% ose rritja e blietës.

“Pas fillimit të punës ne shohim që jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe puna jonë nuk ka vlerë financiare. Po dëmtoheni nga transporti informal, shteti na premtoi që do na ndihmonte por nuk po marrim ndihmën e duhur. Informaliteti është në maksimum, sado task forca ka dalë për ta ndaluar, puna është e pakët dhe nuk vlen.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashki na i solli zarfin. I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, sic është informaliteti”, tha kreu i shoqatës.

Shoqata bëri të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të dalin para bashkisë në protestë.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni....

“Roskoveci është burrë i bërë nga një grua”, Rama: Jam futur në konflikt me burrat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar...

Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për...

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin...

Rusia gati të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

Rusia tashmë e ka një synim, ai është sulmi ndaj shteteve më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Objektivin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV