Raporti i Avokatit të Popullit/Ballanca: Problematika tek Policia, prioritet Reforma në Drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit për 2019.

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Ballanca thotë se në 2019 janë adresuar më shumë rekomandime, 213 teksa 63% e tyre janë pranuar nga institucionet publike dhe 25% po prej këtyre kanë gjetur zbatim të plotë.

Më tej ajo thotë se ka problematika tek Policia, ku përmend shoqërimet e paligjshme, dhuna, gazi lotsjellës.

“Na duhet konsensusi shoqëror për shumëçka. Sidomos në kohë krizash që i janë mbivendosur Shqipërisë në 30 vite, për demokracinë e munguar dhe ekonominë e brishtë. Nuk kemi arritur ende t’ua ofrojmë shqiptarëve. Shqiptarët na kanë kërkuar një Shqipëri europiane dhe rikthimi i besimit tek shteti dhe drejtësia. Duhet të ndryshojmë qasje dhe filozofi. Sa më parë ta bëjmë aq më mirë. Viti që lamë pasi ishte viti i parë kur Avokati arriti të plotësojë nivelin e parë drejtues me 5 komisionerë.

Në periudhën janar- dhjetor 2019, ka adresuar 213 rekomandime, 15% më shumë se në 2018 drejtuar organeve të administratës publike. 134 rekomandime, ose 63% janë pranuar, 25% kanë gjetur zbatimim të plotë, 66% të pjesshme, dhe 9% nuk janë zbatuar prej mungesës financiare”, u shpreh Ballanca.

Më tej ajo sqaroi se, “4% është pa përgjigje, 23% në proces. Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi. Duhet të jetë prioritet kombëtar. Kthimi i besimit të  publikut tek sistemi në drejtësi, mbetet në fokus të punës sonë”.

Sa i përket Policisë, sipas saj “vërehen problematike, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjhshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj.

Lexo edhe :  As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha!

Për një sistem penetenciar, duhet një rekrutim i mirë i stafit dhe sigurimi i kushteve të tyre. I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut”./Bl.Ba./Fjala.al

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV